Politike

Basha akuza SPAK për inceneratorët: Ka një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve

22 Tetor 2020, 19:27 Nga DOSJA
Basha akuza SPAK për inceneratorët: Ka një prokuror për tre

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha tha se organet e reja të drejtësisë, pra SPAK, ka për detyrim që të hetojë atë që ai quan aferën korruptive të inceneratorëve. I ftuar në “Ilva Now”,  Basha u shpreh se derimë tani, SPAK nuk ka dhënë asnjë prononcim për shtyp dhe për dosjen e inceneratorëve kanë caktuar vetëm një hetues.

PJESË NGA INTERVISTA:

Lulzim Basha: Ka dhënë ndonjë informacion SPAK-u, qoftë edhe sot pas pyetjes tuaj, se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse? Sa prokurorë janë caktuar? Sa policë gjyqësorë?

Ilva Tare: Është e regjistruar si çështje

Lulzim Basha: Është e regjistruar si çështje

Ilva Tare: Dhe nuk mund të bëhej publike për çështje hetimiore

Lulzim Basha: Mund të bëj publike angazhimin e burimeve njerëzore në këtë çështje. Ku ka çështje me interes publikë, prokuroria gjithmonë ka bërë transparencë pa dëmtuar hetimet, ndërsa sot duke qenë se dhe ne kemi informacionet tona, pavarsisht kësaj përpjekje për të thënë që ne kemi regjistruar hetimin që më shqetëson sepse është një përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë, sot që flasim sipas informacioneve tona. Ka vetëm një prokuror të ngarkuar me tre afera që i kushtojnë shqiptarëve 75 milion euro. Ky është shqetësimi ynë, sepse SPAK-u u ndërtua, u aprovua edhe me votat tona, jo për të mbrojtur por për të ndëshkuAr politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar.

(k.m/dojs.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll