Politike

Varëse 10 mijë euro? Belinda Balluku flet me sinqeritet: Nuk jam ministrja më e pasur, i blej me 10 dollarë

22 Tetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Varëse 10 mijë euro? Belinda Balluku flet me sinqeritet: Nuk jam

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar lajmin e publikuar nga Dosja.al pak kohë më parë për çmimin e varëses së markës ‘Van Cleef & Arpels’.  E ftuar në “EuroNews”, Balluku ka folur për investimet e Ministrisë që ajo drejton në projektet e vendit, duke u thumbuar nga moderatorja Ilva Tare. Kjo e fundit, e ka cilësuar si “ministren më të pasur”, duke marrë parasysh dikasterin që ajo drejton.

Ndërsa Balluku, edhe pse e ka kuptuar batutën, sërish i është përgjigjur se nuk është e pasur dhe se varëset e saj i blen me nga 10 dollarë.

PJESË NGA BISEDA:

Ilva Tare: Duket ministrja më e pasur në qeveri…

Belinda Balluku: Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku varesja e belinda ballukut belinda balluku varesja e belinda ballukut

Sondazh

Poll