Politike

“A, tigani! Monika do peshk”/ Rama e thumboi nga Farka, Kryemadhi i kundërpërgjigjet: Do digjesh me këto zullume që po b

22 Tetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
“A, tigani! Monika do peshk”/ Rama e thumboi nga Farka, Kryemadhi i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë sot në Farkë, në familjen Qordja, të cilëve u ka dhënë çëlësin e banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. Gjatë vizitës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i foli për një vizitë të kryetares së Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dje në Vorë, të cilin Rama nuk e la t’i kalonte pa ironizuar.

BISEDA NË FARKË:

Veliaj: Kishin vajtur disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën

Rama: Kush ishte, këta?

Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta…

Rama: Aaa, ishte tigani…Në këtë pikë i dashur ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit. Këtu na bashkon halli. O ju, o ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është halli i përbashkët që do ta zgjidhim besoj. Ky është helmi i përditshëm. I dinë njerëzit budallenj, por nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës.

Ndërsa Kryemadhi iu përgjigj indirekt kryeministrit nga një takim me të rinjtë e LRI-së, duke i përmendur sërish ditën e zgjedhjeve.

“S’ka gjë, se në tiganin e Shqiptarëve do të digjet me këto zullume që po bën,”-tha Kryemadhi.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll