Politike

FOTOT-KRAHASIMI/ Belinda Balluku me 38 mijë dollarë varëse VAN CLEEF?! Berisha nuk i kursen akuzat: ‘Ndrikull Lluksores’ ia dhuruan grekët e TERN për rrugën Milot-Fier

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shumë njerëz janë të të njëjtit mendim, se varësja e Ballukut është punim ekskluziv i një prej emrave më të njohur të botës. Bëhet fjalë për 'Van Cleef & Arpels', një kompani franceze e bizhuterive, orëve dhe parfumeve luksoze.
Featured image of article: FOTOT-KRAHASIMI/ Belinda Balluku me 38 mijë dollarë varëse VAN CLEEF?! Berisha nuk i kursen akuzat: ‘Ndrikull Lluksores’ ia dhuruan grekët e TERN për rrugën Milot-Fier Sali Berisha, ish-kryeminister dhe Belinda Balluku

TIRANË- Daljet e shumta të Belinda Ballukut gjatë ditëve të fundit, kanë përkuar edhe me disa veshje shumë interesante të ministres së Infrastrukturës. E fundit, dje, ku prezantoi edhe projektin për tunelin e Llogarasë. Ajo që ra në sy më shumë sesa fjala e ministres, ishte varësja në qafën e Belinda Ballukut.

Varesja e Belinda Ballukut

Menjëherë me të përfunduar konferenca e Ballukut, në rrjetet sociale nisën zërat se kjo varëse e dizenjuar me kaq kujdes ka pas një emër të madh. Dhe ashtu duket se është. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, shumë njerëz janë të të njëjtit mendim, se varësja e Ballukut është punim ekskluziv i një prej emrave më të njohur të botës. Bëhet fjalë për ‘Van Cleef & Arpels’një kompani franceze e bizhuterive, orëve dhe parfumeve luksoze. Ajo u themelua në 1896 nga Alfred Van Cleef dhe vjehrri i tij Salomon Arpels në Paris.

Varësja e Ballukut, në rast se rrjeti ka të drejtë… kushton e pakta, 38 mijë dollarë bashkë me taksimin.

Varesja e Ballukut

E si për të mos mjaftuar. Kësaj historie i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se kjo varëse është dhuratë e kompanisë Gek Terna për Ministren Belinda Balluku. Kjo jo pa arsye, pasi kompania Gek Terna është emri më i akuzuar nga opozita si fituesi i parashikuar i tenderit për rrugën Milot-Fier, që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë me një vlerë plot 1.2 miliardë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndrikulla Lluksore! 10,100,00€ gjerdani!! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 16. September 2020

Por si qëndron e vërteta? Kush e bleu këtë varëse? A është vërtetë ‘Van Cleef & Arpels’? A do fitojë Gek Terna këtë tender? 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment