Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron

22 Tetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Në gropën e zezë ku je futur

TIRANE– Debati mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për inceneratorët nuk ka fund. Pas përgjigjes së Ramës, tashmë është Basha ai i cili i kthen replikën. Kreu i PD shkruan në Tëitter se halli i Ramës nuk ka asnjë të përbashkët me atë të Shqipërisë.

Basha shkruan se Rama është futur në një gropë të zezë nga e cila nuk mund të marrë Shqipërinë me vete e se ora e gjykimit është duke ardhur.

Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!’- shkruan kreu i PD në Twitter.

Sot kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë përplasur në distancë, duke ndezur motorët për debatet që do të zhvillohen gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Numri një i Partisë Demokratike, e ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke shtuar se për kreun e qeverisë po vjen ora e gjykimit, referuar zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke i përmendur edhe humbjen për Bashkinë e Tiranë. Rama ia ka kthyer po ashtu me ironi duke i përmendur aleatët politikë. Ndërkohë asnjë nga të përmendurit e tjerë, përfshirë edhe presidentin Ilir Meta, nuk kanë reaguar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll