Politike

DEBATI/ Basha provokon Ramën, i përmend humbjen e “Tiranës”: Po të vjen ora e gjykimit. Kryeministri: Të ka mbetur ora,

22 Tetor 2020, 15:03 Nga DOSJA
DEBATI/ Basha provokon Ramën, i përmend humbjen e

TIRANË– Debati për inceneratorët vazhdon. Sot kryeministri Edi Rama ka replikuar në distancë me kundërshtarin e tij politik, kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithçka nisi nga konferenca e përditshme e kreut të PD-së, Basha në selinë e partisë që ai drejton. Ai e sfidoi Ramën 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, duke i përmendur edhe humbjen që socialisti pësoi në vitin 2011 për Bashkinë e Tiranës. Sigurisht që nuk la pa komentuar edhe vendtakimin e Ramës dje në Elbasan, i cili u zhvillua në ambientet e inceneratorit. pranë

“Rama është i vetmi lider që përdor PS në vendgrumbullimin e plehrave,”-tha Basha. Fjalët shkuan në “veshin” e duhur, dhe deklaratave të demokratit iu përgjigj vetë kreu i qeverisë, i cili referuar vendit të takimit, dha se ishte një lëvizje avangarde, pasi sipas tij, falë impianteve moderne, në ato inceneratorë do të mblidhen njerëzit në parqe.

Sigurisht që edhe Basha nuk e kaloi pa përgjigje, duke përmendur edhe edhe personazhin e njohur, biznesmenin Hajdin Sejdia.

“Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron!”– shkruan Basha. 

Në përgjigjen e radhës, numri një i maxhorancës përfshiu ironinë e munguar në reagimin e parë, duke përmendur edhe aleatët politikë të Bashës dhe Partisë Demokratike.

“Ta qaj hallin, je mes gropës së Hajdin Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës!,”-i shkruante Rama. Por nuk ndali këtu… Basha iu kundërpërgjigj sërish duke e akuzuar kryeministrin ser është futur në një gropë të zezë dhe e ka paralajmëruar se ora e gjykimit për të po vjen, duke iu referuar ditës së zgjedhjeve.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim tjetër nga palët, dhe gjithashtu nuk është përfshirë as presidenti Ilir Meta dhe as kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Të dy të përmendur nga Rama.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-basha edi rama lulzim basha debati rama-basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll