Politike

100-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Rama shpreh pendesën, tregon histori nga fëmijëria: Na gjeti kopracë. Kur isha studen

22 Tetor 2020, 17:52 Nga DOSJA
100-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Rama shpreh pendesën, tregon

TIRANË– Thesaret e shkruara të Bibliotekës Kombëtare janë ekspozuar në ambientet e COD tek Kryeministria për publikun me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj. Në ambientet e COD, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të shkurtër, gjatë të cilit ka shprehur keqardhjen për mosarritjen e finalizimit të projektit për ndërtimin e një godinë të re për institucionin. Më tej, kreu i qeverisë ka bërë me dije se po vijon puna për dixhitalizimin e të gjithë materialeve të Bibliotekës për t’u bërë të akesueshme për të gjithë dhe në çdo kohë.

Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij por pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh. Por koha e keqe në të cilën na gjeti ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë. Megjithatë ne e nisëm me rreth 3 mijë libra, që mund të ishin sa bibloteka e një personi të vetëm. Tani është më shumë se një milion. Kemi një dorëshkrim arabisht të Aristotelit. Ka plot botime të autorëve të lashtësisë dhe antikitetit. Ka edhe një mrekulli përshkrimesh orientale në persisht, osmanisht. Disa prej tyre me vlerë të jashtëzakonshme. Thesari më i çmuar është koleksioni i antikuarëve. Janë të rralla. Dua ta mbyll me revolucionin dixhital. Ka përfshirë dhe biblotekën kombëtare në 100-vjetorin e saj, duke mundësuar të vijë në tokë parasja e Borhesit që thoshtë nëse ekziston, me siguri është bibliotekë. Është një mundësi për ta hapur krejtësisht 1 milion e 300 mijë dritarët atë godinë. Kështu aksesi në këtë thesar do të jetë global, nga të gjithë ata që janë të lindur këtu, janë të lidhur me çka është krijuar këtu dhe nga të gjithë fëmijët,”-tha Rama.

Më pas kreu i qeverisë, kujtoi edhe fëmijërinë e tij, duke u shprehur se gjatë kohës që studionte në Liceun Artistik, rrinte për të ndihmuar me sistemin e rafteve, në mënyrë që të kishte mundësi të lexonte ndonjë vëllim të ndaluar.

“Më kujtohet kur shkonim tek Biblioteka, ishim nxënës të Liceut, ne ofroheshim të bëheshim pastrues që të merrnim si sanduich dhe ta konsumonim në këmbë ndonjë libër të ndaluar. Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Ishte kontakt erotik me librin, mbetej në zemër si moment dhe mezi prisnim që të përsëritej. Natyrisht që ishte shumë i shpejtë konsumi, por liria për ta pasur aty thua nuk po shkoj sot, po shkoj nesër, javën tjetër,”-shtoi më tej kryeministri.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 100-vjetori i bibliotekes kombetare edi rama 100-vjetori i bibliotekes kombetare edi rama

Sondazh

Poll