APP “në sitë” disa procedura prokurimi, masa disiplinore për 57 punonjës, çfarë ndodhi brenda institucionit?
22 Tetor 2020, 14:36Nga DOSJA
Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë verifikimin për disa procedura prokurimi të zhvilluara përgjatë viteve 2018-2020 ku ka konstatuar edhe raste shkeljesh duke propozuar kështu gjoba për 62 punonjës dhe masa disiplinore për 57 prej tyre. Sipas APP këta punonjës kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit publik.
Marrë shkas nga kjo situatë si dhe me qëllim orientimin e autoriteteve kontraktore në drejtim të zbatimit me rigorozitet të ligjit të prokurimit publik sa i takon hartimit të dokumenteve të tenderit, APP ka bërë disa rekomandime që duhet të mbahen parasysh nga autoritetet kontraktore.
Së pari lidhur me kriteret e kualifikimit, APP nënvizon se autoritetet kontraktore duhet të kenë parasysh argumentimin dhe dokumentimin në procesverbale të këtyre kriteteve. “Autoritetet kontraktore duhet të japin arsye konkrete në argumentimin e kritereve të vlerësuara për objektin e prokurimit, në raport me natyrën dhe përmasat e këtij objekti” nënvizon APP.
Po kështu sa i takon prokurimit të mallrave të ndryshme në një lot të vetëm APP ka konstatuar se kjo sjell ulje të numrit të operatoreve pjesëmarrës e për rrjedhojë edhe konkurrencën.
Ndaj lidhur me këtë është rekomanduar që të bëhet ndarje në lote të veçanta kur mallrat dhe shërbimet janë të ndryshme dhe në numër të larë.
APP rekomandon gjithashtu që minimalisht kriteret financiare ekonomike dhe kriteret mbi aftësinë teknike duhet të plotësohen nga operatoret ekonomike, në raport me numrin e loteve ku marrin pjesë.
“Në këtë kuptim, nëse operatorët ekonomikë ofertojnë në më shumë se një lot, atëherë ato duhet t’i provojnë autoritetit kontraktor se disponojnë aftësitë teknike dhe gjendjen ekonomike financiare për realizimin e të gjithave objekteve të loteve ku kanë marrë pjesë, nëse ato shpallen fitues. Për këtë qëllim, edhe autoritetet kontraktore duhet të kërkojnë në dokumentet e tenderit që, në rast se, një ofertues konkurron më shumë se në një lot atëherë duhet të disponojë kapacitetetet financiare, ekonomike dhe teknike, për realizimin e të gjitha loteve, ku ato kanë ofertuar” thuhet në dokument.
Lidhur me përllogaritjen e fondit limit APP rekomandon që të zbatohen me përpikëri metodologjitë. Po kështu në rastet kur kërkohen certifikata ISO autoritetet kontraktore duhet ta argumentojnë këtë.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– 3 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit nga COVID ndërsa 302 raste të reja janë shënuar te Infektivi në Tiranë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri jan...
TIRANE– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dhënë lajmin e hidhur se babai i tij ka ndërruar jetë.Në një shkrim në Facebook, Lame shkruan se pavarësisht se të gjith...
TIRANE– Ambasada e SHBA në Tiranë dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë reaguar në lidhje me miratimin e 111 votave pro për rezolutën për antisemitizmin. Ambas...
TIRANE– Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 810 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar...
TIRANE– Konsumi i hashashit po ndodh hapur në Tiranë. Kjo gjë mund të vërehet jo vetëm përmes shqisave në lagje apo në hyrje të pallateve, por edhe nëse f...
TIRANË– Enver Dondollaku, besniku i Albo Bares dhe numri DY i Bandës së Lushnjes është kthyer në dyert e Gjyaktës së Elbasanit, për të parashtruar nj...
TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e t...