Ndërrojnë jetë 3 persona nga COVID, në 24 orët e fundit shënohen 302 raste të reja te Infektivi
22 Tetor 2020, 14:07Nga DOSJA
TIRANE– 3 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit nga COVID ndërsa 302 raste të reja janë shënuar te Infektivi në Tiranë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405
Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dhënë lajmin e hidhur se babai i tij ka ndërruar jetë.Në një shkrim në Facebook, Lame shkruan se pavarësisht se të gjith...
TIRANE– Ambasada e SHBA në Tiranë dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca kanë reaguar në lidhje me miratimin e 111 votave pro për rezolutën për antisemitizmin. Ambas...
TIRANE– Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur 810 masa administrative për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Shërbimet e Policisë kanë konstatuar...
TIRANE– Konsumi i hashashit po ndodh hapur në Tiranë. Kjo gjë mund të vërehet jo vetëm përmes shqisave në lagje apo në hyrje të pallateve, por edhe nëse f...
TIRANË– Enver Dondollaku, besniku i Albo Bares dhe numri DY i Bandës së Lushnjes është kthyer në dyert e Gjyaktës së Elbasanit, për të parashtruar nj...
TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e t...
HIMARË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Himarë, ku një berber është gjetur i pajetë brenda ambienteve të berberhanes. Bujar Çela, 43 vjeç...