Art&Argëtim

U përfol për ndarjen e tyre, Kanye West mbyll gojët e liga me këtë deklaratë për raportin me Kim!

22 Tetor 2020, 07:23 Nga DOSJA
U përfol për ndarjen e tyre, Kanye West mbyll gojët e liga me

Ditën e djeshme, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, festoi 40-vjetorin e saj të lindjes, e cila postoi disa foto dhe video joshëse duke dalë nga maja e një torte gjigante, e cila mori urime të shumta nga familja dhe fansat e saj. Urimi më i bukur me një deklaratë të fortë dashurie nuk kishte si të mungonte nga bashkëshorti i saj Kanye West.

Reperi ka publikuar në llogarinë e tij personale, Twitter një foto të shkëputur nga propozimi i veçantë i vitit 2013-të në një stadium madhështor. Ky ka qenë momenti më i bukur për të dy ata si çift dhe në këtë mënyrë Kanye ka treguar se edhe tani po jetojnë ditët më të bukura bashkë.

Gëzuar 40-vjetorin e lindjes! Të dua shumë”- me këtë mbishkrim e ka shoqëruar reperi foton e tyre duke dëshmuar para botës se dashuria e tij për Kim vazhdon të mbetet e njëjtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar për çiftin.

(s.s/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz 40 vjetori i ditelindjes kanye west kim kardashian 40 vjetori i ditelindjes kanye west kim kardashian

Sondazh

Poll