Aktualitet

“Maskën duhet ta mbajnë edhe fëmijët mbi 6 vjeç”/ Ministrja e Shëndetësisë publikon video-mesazhin e pediatres: Ësh

22 Tetor 2020, 10:04 Nga DOSJA
“Maskën duhet ta mbajnë edhe fëmijët mbi 6

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj të Facebook një video-mesazh të anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Gjeorgjina Kule, e cila flet për efikasitetin e maskës te fëmijët mbi 6 vjeç.

Ajo është shprehur se maska është një faktor i rëndësimësh për të gjithë dhe se e ka treguar efikasitetin e saj në shumë raste të mëparshme. Ajo gjithashtu tha se prndërit duhet që të tregohen edhe pak kreativ në mënyrë që fëmijët t’i mbajnë maskat. Ata duhet që të bjelnë maska me personazhe prrallash apo dhe lojra që fëmijve t’u duken argëtuese.

“Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër. Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme. Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene. Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohës dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, thotë Prof. Kule.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nga data 15 tetor, të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskë në të gjitha ambientet jashtë shtëpisë. Qytetarët të cilët nuk do mbajnë maskë do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra dhe në rast se veprimi përsëritet gjoba shkon në 50 mijë lekë të vjetra.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kule maskat mbrojtese ogerta manasitrliu gjeorgjina kule maskat mbrojtese ogerta manasitrliu

Sondazh

Poll