Aktualitet

Durrës/ Favorizimi i karburantit në autostradë, arrestohet edhe inxhinierja e ARRSH-së, Dhurata Lazaj… ‘avullon’ bizne

22 Tetor 2020, 09:26 Nga DOSJA
Durrës/ Favorizimi i karburantit në autostradë, arrestohet edhe

DURRËS- Ka shkuar në 8 numri i zyrtarëve të arrestuar si të përfshirë në skemën e favorizimit të biznesmenit Mustafa Koka për të devijuar barrierën e rrugës në mënyrë që makinat të hynin në karburantin e tij. Dosja.al ka mësuar se është prangosur, Dhurata Lazaj, inxhiniere e ARRSH në Durrës. Policia e Shtetit njofton se 55-vjeçarja akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË: 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “BYE PASS”, kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” ka sjellë prangosjen e zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar detaje nga hetimet duke bërë me dije se gjithçka ka nisur nga aksidentet që ndodhnin në kilometrin 3 të aksit nacional, zonë ku edhe ndodhet pika e karburantit.

Të gjithë akuzohen për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘dhënie të ndihmës për ndërtimin e paligjshëm’. Sipas hetimeve, karburanti i ndërtuar është shpronësuar me 200 milion lekë të vjetra pasi objekti ishte futur në planimetrinë e zgjerimit të rrugës. Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gendet nga policia. Mustafa Koka, është ndërtuesi i një karburanti në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajën.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dhurata lazaj arrsh arrestohet dhurata lazaj arrsh

Sondazh

Poll