Aktualitet

INUK nis punën për shembjen e vilës në Bubq, godina rrethohet nga Policia, familjarët kërkojnë që çështja të shkojë

22 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
INUK nis punën për shembjen e vilës në Bubq, godina

FUSHË- KRUJË/ Pak minuta më parë ka nisur shembja e vilës në Bubq të Fushë-Krujës  e cila preket nga projekti i rindërtimit. Edhe pse mëngjesin e sotëm familjarët bënë rezistencë dhe kërkuan kohë që çështja të shkonte në gjykatë, INUK ka nisur nisur nga puna.

Ndërkohë kjo ndërtesë është boshatisur nga orenditë dhe elektro-shtëpiaket. Të shumta janë edhe forcat e policisë të cilat kanë rrethuar godinën. Deri më tani situata është e qetë.

Familja e Halim Xhaferrit pretendon se nuk ka marrë dëmshpërblim për këtë godinë dhe theksojnë se nuk ka pse të shembet vila e tyre, pasi nuk prish projektin e rindërtimit. Mëngjesin e sotëm policia shoqëroi disa pjestarë të familjes, të cilët u përplasën me efektivët e policisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e halim xhaferrit sehmbja e godinës në bubq banesa e halim xhaferrit sehmbja e godinës në bubq

Sondazh

Poll