Aktualitet

NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë, Rama: Lokalet të respektojnë protokollet, ose do të sulim Policinë e Shtetit

22 Tetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë, Rama: Lokalet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO, për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes me qëllim përballimin e COVID-19. Në fjalimin e tij, kryeministri falenderoi NATO-n dhe të gjithë aleancën për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa vijoi më tej të fliste për pandeminë dhe pasojat e saj edhe në ekonomi.

Kryeministri gjeti rastin të paralajmëronte pronarët e bareve dhe restoranteve se në rast se nuk do të respektojnë protokollet, atëherë “Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e Shtetit në bare për të vendosur rregull, por a është kjo ajo që duan ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit, dhe harrojnë që kështu kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe rrezikojnë një goditje të madhe financiare”-tha Rama.

Kryeministri pati një mesazh edhe për ata që thonë se nuk ka kapacitete spitalore për të përballuar COVID-19. “Po shkojnë duke u zvogëluar, por janë 2 struktura të reja, gati. Nëse do të jetë nevoja, do të kemi gati edhe strukturat e tjera nëpër qarqe”-tha Rama.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ministrja Olta Xhaçka dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. “Miku i mirë duket në ditë të vështira”,-tha Xhaçka.

NATO i ka dhuruar Ministrisë shqiptare të Mbrojtes 60 respiratorë. Lajmi u dha fillimisht nga Ambasada amerikane e cila deklaroi se respiratorëve janë prodhuar në Amerikë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mbyllja e lokaleve respiratoret e dhuruar nga shba edi rama mbyllja e lokaleve respiratoret e dhuruar nga shba

Sondazh

Poll