Politike

PD pa LSI-në në zgjedhje? Basha në ‘sintoni’ me Kryemadhin: Përgjigjia e saj shteruese, Rama është në panik

22 Tetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
PD pa LSI-në në zgjedhje? Basha në ‘sintoni’ me

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha preferoi ta quante “shterues” qëndrimin e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila tha dje se në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do e humbasë logon, duke lënë të kuptohet se me ndalimin e koalicioneve tradicionale PD dhe LSi do të garojnë të vetme me lista të veçanta. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Basha la të kuptohej indirekt se PD dhe LSI do të garojnë të ndara në zgjedhje, duke qenë në sintoni me qëndrimin e Kryemadhit.

Pyetje: Ndryshimi i kodit zgjedhor, mund të sjellë realitet të ri sa i takon koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se pret ezaurimin e proceseve ligjore nga presidenti e mazhoranca e tha se në zgjedhjet e ardhshme LSI do ketë logon e saj në fletën e votimit, nënkupton që mund të ketë dy koalicione, mund të kemi detaje?

Basha: Është shteruese përgjigja që ka thënë Kryemadhi, ne i konsiderojmë hapat e njëanshëm të Ramës e pseudomazhorancës së tij të paligjshëm, anti-kushtetues e në dhunim të marrëveshjes së 5 qershorit, në shkelje të standardeve të zgjedhjeve të lira e të ndershme të OSBE ODIHR.

Presidenti është në proces, qëndrimi ynë është i pandryshueshëm por në kuptimin politik, ju them që hedhja në erë e 5 qershorit e dhunimi i këtyre standardeve është tregues më i mirë i panikut që ka Edi Rama nga procesi i ardhshëm zgjedhor. Panik që do vijë duke u rritur sa më shumë që ti afrohemi ditës së zgjedhjeve.

Deklarata u bë pas një daljeje të radhës ku kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi iceneratorin e Fierit. Basha tha se kontrata u firmos pa një ofertë konkrete që i hap rrugën një vjedhjeje mafioze. Nga selia blu, ku doli në konferencën e radhës, Basha sqaroi edhe çështjen e “Detit”, e po ashtu edhe foli edhe për egon e tij personale në raport me Ramën, që tha se e ka mundur në 2011.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Basha forcon akuzat për inceneratorët: Kontrata e Fierit u firmos pa u vlerësuar oferta! ‘Deti’ në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ramën e kam mundur njëherë…do e mund prapë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2020, 10:43

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Teksa po ...

Politike 22 Tetor 2020, 09:57

TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozit...