Politike

“Të mos sulim Policinë”/ Rama paralajmëron pronarët e bar-kafeve: Mos shfrytëzoni çdo metër të lokalit, zbatoni prot

22 Tetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Të mos sulim Policinë”/ Rama paralajmëron

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bareve dhe restoranteve që të respektojnë protokollet anti-Covid, në të kundërt rrezikojnë mbylljen. Rama tha se disa para më shumë, provokojnë një goditje të rëndë financiare.

I lutem të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bare dhe restorante, të mos sfidojnë rrezikun dhe shtetin, të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve, por edhe të njerëzve që iu shërbejnë. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë e Shtetit në bare për të vendosur rregull, por a është kjo ajo që duan ata që duan të shfrytëzojnë çdo metër të lokalit, dhe harrojnë që kështu kontribuojnë për mbylljen e lokalit dhe rrezikojnë një goditje të madhe financiare. Patjetër, çdo lekë më shumë është i rëndësishëm për biznesin, aq më shumë në këtë situatë, por përqeshja është katastrofike. Për më tepër është e pabesueshme, që në kohën kur kjo epidemi nuk është në Shqipëri vetëm, se nuk do na kishte besuar njeri.

Kjo është një situatë kur Gjermania nuk të lë të ulesh në restorant më shumë se 3 persona apo pas orës 10 sepse është një lojë e Bill Gates për t’iu vënë cipa cunave të Lacit apo të Vlorës, apo për të dëgjuar live këngët politfonike apo që të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave. Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe, të mos bëhemi ne me duart tona të mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve e makinave dhe mbeten peng të papërgjegjshmërisë, sot je mirë nesër je me tub dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet larg qoftë pasnesër nuk je fare. Është bezdi që të mbash maskën në këtë diell, por ja që maska ndihmon secilin prej nesh qoftë edhe si kujtesë që këtu ka një problem, s’jemi vetëm ne”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga ceremonia e dhurimit të 60 respiratorëve të rinj nga NATO, pronarët e lokaleve, se në rast se nuk do të respektojnë protokollin dhe distancën e tavolinave, atëherë kontrollin do e marrë Policia e Shtetit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë, Rama: Lokalet të respektojnë protokollet, ose do të sulim Policinë e Shtetit

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbyllja e lokaleve protokollet anticovid edi rama mbyllja e lokaleve protokollet anticovid

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2020, 10:43

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Teksa po ...

Politike 22 Tetor 2020, 09:57

TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozit...