Politike

“Mos na tundni gishtin, jemi bërë bajga nga ju, jam interuar që 4 vjeç”/ Hyseni i kthehet Alimadhit: Fjalët e mia nuk m

22 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
“Mos na tundni gishtin, jemi bërë bajga nga ju, jam interuar

TIRANË- Debate në Kuvend mes deputetëve Adriatik Alimadhi dhe Alket Hyseni, për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”. 

Alimadhi i ka theksuar Hysenit që të mos i tundë gushtin, se ka para një të internuar që ka vuajtur gjatë viteteve të komunizimit. Ndërsa Hyseni i tha që të mos deformojë fjalët e tij.


Debati: 

Adriatik Alimadhi: Kisha vetëm një mendim, ne jemi vetëm shqiptarë. Unë me zotin Hyseni debatoj për procedurë. Ne nuk kemi nevojë të na drejtoni gishtin. Na therrët atëherë kur kishit çdo gjë në dorë. Mua që më shikoni këtu, më kanë internuar komunistët, në moshën 4-vjeçare. Si mund të më tundë mua gishtin Alket Hyseni? Ne jemi bërë bajga nga ju. Po mirë mo po kërkojmë një histori për këtë vend pastaj na tundni gishtin.

Alket Hyseni: Fjalët e mia nuk mund t’i transformosh. Unë kam bërë ndarje të atyre që kanë vuajtur në burgje, dhe në kampe, qoftë edhe ata nuk mundën të kishin një jetesë normale. Thashë që ndaj këtyre të ketë një dëmshpërblim për këta persona. Ne kërkojmë që të japim dëmshpërblimet, kësetet e fundit.  Nga ana tjetër, unë s’tregoja askënd, këtu ka vetëm përfaqësues të kolaboracionistëve. Historia nuk bëhet nga humbësit. Rëndësi ka që të vish në kahun e duhur të historisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi alket hyseni seancë plenare 22 tetor 2020 adriatik alimadhi alket hyseni seancë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll