Politike

Akuzat e opozitës për kapacitetet/ Rama: Kemi gati 2 struktura të reja, po ishte nevoja kemi edhe nëpër qarqe gati njerëzi

22 Tetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Akuzat e opozitës për kapacitetet/ Rama: Kemi gati 2 struktura të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha por edhe opozitës, se qeveria nuk i ka gati kapacitetet për të shtruarit me COVID-19 në spitale. Rama garantoi se 2 godinat e radhës në rast se numrat e të shtruarve rriten, janë gati, ndërsa foli edhe për një “skenar ogurzi” në rast përhapjeje masive të virusit, në dispozicion do të jenë edhe spitalet në qarqe.

“Flasin për kapacitete të shteruara e për njerëz që po lihen të vdesin, ndërkohë që sot kapacitetet tona janë të lira. Po shkojnë duke u zvogëluar, por janë 2 struktura të reja, gati. Nëse do të jetë nevoja, do të kemi gati edhe strukturat e tjera nëpër qarqe. Jo vetëm godinat, por edhe personat që do të jenë gati për vijën e zjarrit. Janë mjekë dhe infermierë që stërviten për të qenë gati. Siç janë Forcat e Armatosura gati nëse vjen thirrja të dilnin në fron.

Mendoni pak larg qoftë, sikur kjo të na gjente disa vite më parë, kur jo respiratorë por as çarçafë nuk kishte në spital, ku jo intubim, por as gërshërë nuk kishte në spital. jo është një situatë kur Gjermania nuk të lë të ulesh në restorant më shumë se 3 persona apo pas orës 10 sepse është një lojë e Bill Gates për t’iu vënë cipa cunave të Lacit apo të Vlorës, apo për të dëgjuar live këngët politfonike apo që të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave.

Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe, të mos bëhemi ne me duart tona të mbyllin dyert e shtëpive, të lokaleve e makinave dhe mbeten peng të papërgjegjshmërisë, sot je mirë nesër je me tub dhe nëse gjërat nuk shkojnë si duhet larg qoftë pasnesër nuk je fare. Është bezdi që të mbash maskën në këtë diell, por ja që maska ndihmon secilin prej nesh qoftë edhe si kujtesë që këtu ka një problem, s’jemi vetëm ne.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nga ceremonia e dhurimit të 60 respiratorëve të rinj nga NATO, pronarët e lokaleve, se në rast se nuk do të respektojnë protokollin dhe distancën e tavolinave, atëherë kontrollin do e marrë Policia e Shtetit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ NATO dhuron 60 respiratorë për Shqipërinë, Rama: Lokalet të respektojnë protokollet, ose do të sulim Policinë e Shtetit

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kapacitetet spitalore koronavirusi ne shqiperi edi rama kapacitetet spitalore koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll