Politike

22 Tetor 2020, 10:43 Nga DOSJA

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar sërish kryeministrin Edi Rama, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Teksa po komentonte ceremoninë e dhurimit të 60 respiratorëve nga NATO, si provë e paaftësisë së qeverisë, Basha tha se “Rama është i vetmi lider që përdor PS në vendgrumbullimin e plehrave“, referuar mbledhjes së djeshme të PS në inceneratorin e Elbasanit. E më tej, Basha i kujtoi rivalit edhe humbjen e vitit 2011, kur Rama humbi betejën për drejtimin e Bashkisë Tiranë përballë tij.

“Nuk mbahet shtëpia me miell hua, se miellin e vjedh ai që është edhe për pak kohë i zoti i shtëpisë. Rama përdor forcën e tij politike si mburojë njerëzore në vendgrumbullimin e plehrave. E kuptoj nervozizmin e tij sepse e pret një humbje e madhe. Unë jam përballur me Ramën në 2011 dhe e kam mundur dhe e mund prapë, po të jetë për ego personale. Sa herë hap konflikt, fut duart në xhepat e shqiptarëve. Sa herë bën batuta dhe bën si klloun po planifikon vjedhjen e rradhës. Është spektakli i ditës për të vjedhur bukën e ditës”-tha Basha. 

Deklarata u bë pas një daljeje të radhës ku kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi iceneratorin e Fierit. Basha tha se kontrata u firmos pa një ofertë konkrete që i hap rrugën një vjedhjeje mafioze. Nga selia blu, ku doli në konferencën e radhës, Basha sqaroi edhe çështjen e “Detit”, e po ashtu edhe foli edhe për egon e tij personale në raport me Ramën, që tha se e ka mundur në 2011.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Basha forcon akuzat për inceneratorët: Kontrata e Fierit u firmos pa u vlerësuar oferta! ‘Deti’ në Hagë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ramën e kam mundur njëherë…do e mund prapë!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha respiratoret e dhuruar nga shba edi rama lulzim basha respiratoret e dhuruar nga shba

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2020, 09:57

TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozit...