Politike

(SHERR në Kuvend) “Mos më drejto mua gishtin”/ Hysi i mbyll mikrofonin Hajdarit pas fjalës për inceneratorët, deputetja

22 Tetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
(SHERR në Kuvend) “Mos më drejto mua gishtin”/ Hysi i

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka bllokuar për disa minuta foltoren e Kuvendit. Teksa po fliste për inceneratorët, deputetja akuzoi kryeministrin Edi Rama që u ka dhënë lekët e shtetit, dy personazhëve anonimë, të cilët, sipas saj i ka bërë të pasur. Ajo u shpreh se ndërtimi i inceneratorëve, nisi që në kohën e Sali Berishës, në vitin 2011, me Fatos Nanon dhe biznesmenin italian Becchettin. Sipas Hajdarit, ndërtimi i inceneratorëve që në atë kohë u kundërshtua nga kryeministri aktual Edi Rama, këtë herë mbështetet. Në këtë moment, nënkryetarja Vasilika Hysi ia ndërpreu fjalën Hajdarit dhe i mbylli mikrofonin. Hysi shtoi se kjo pjesë nuk ishte në rendin e ditës dhe se nuk mund të vijonte. 

Pjesë nga debati:

Rudina Hajdari: Menaxhimin e plehrave e quani menaxhimin e plehrave se ju pëlqen si deabt, ka qenë Fatos Nano që bashkë me një Becchettin, një biznesmen italian shkuar të ndërtojnë një incinerator, dhe e bëri në atë mënyrë që kryetari i bashkisë në atë kohë e bëri kundër. Zoti Rama ka qenë kundër, ai shprehej se inceneratori do ta dëmtonte vendin dhe se importi i plehrave nga Italia, do ta dëmtonte Shqipërinë. Ishin pot ë njëjtët që e kundërshtonin me zell të madh ndërtimin e inceneratorëve në Shqipëri. Kjo panoramë ndryshoi shumë shpejt, në vitin 2011, kur Berisha ishte kryeministër…

Vasilika Hysi: Nuk është pjesë e rendit të ditës…

Rudina Hajdari: Më lër se kam shumë për të folur

Vasilika Hysi: Po vijove me mungesë etike do të të çoj në komsion etike….Mua gishtin mos ma trego se je grua e je nënë, je zonjë…kjo nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Respetko pozicionin e kryetares…

Rudina Hajdari nuk largohet nga foltorja: Nuk më le të mbaroj fjalën…

Vasilika Hysi: Të ka mbaruar minutazhi…kërkuar procedurën, po flisnit për çështje jashtë rendit të ditës dhe në bazë të rregullores, unë kam të drejtë të të ndërpres fjalën…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seancë plenare 22 tetor 2020 vasilika hysi rudina hajdari seancë plenare 22 tetor 2020 vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2020, 09:57

TIRANË– Dy nismat që sjellin disa ndryshime në ligjin që merret me studimin e krimeve dhe pasoja të komunizmit kanë futur në debat deputetët e opozit...