Aktualitet

I dënuar nga gjykata me 3.8 vite burg/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 6 persona të tjerë

22 Tetor 2020, 09:13 Nga DOSJA
I dënuar nga gjykata me 3.8 vite burg/ Arrestohet 30-vjeçari në

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë 30-vjeçari me iniciale B.P, i cili është dënuar me 3.8 vite burg për drogë. Ndërkohë janë arrestuar edhe personat e tjerë si: R. C., 47 vjeç,A. D., 36 vjeç, Q. Ç., 64 vjeç,G. R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë: 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin B. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. C., 47 vjeç, pasi në rrugën “Marko Borçari”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëjetuesen e tij, e cila është dërguar në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit A. D., 36 vjeç, pasi në gjendje të dehur ka ofenduar, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës (thikë) babanë dhe vëllanë e tij, në banesën e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. Ç., 64 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. C.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. R., 29 vjeç, H. B., 60 vjeç dhe M. Gj., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-Gjatë natës, në Shkozë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit V. M., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 7 persona në tiranë arrestohen 7 persona në tiranë

Sondazh

Poll