Politike

SHERR në Kuvend/ Ralf Gjoni-Hysit: Kam lexuar 3 herë më shumë se ju…mos më tregoni mua historinë se i keni vrarë njerë

22 Tetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
SHERR në Kuvend/ Ralf Gjoni-Hysit: Kam lexuar 3 herë më

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni është përplasur ashpër me Vasilika Hysin gjatë seancës së sotme plenare që po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë. Për shkak të ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Gjoni i tha nënkryetares së Kuvendit se nuk do t’i tregonte ajo se çfarë të fliste, ndërsa Hysi i tha se duhet të lexonte dhe rregulloren përveç historisë. Pas debatit me Hysin, Gjoni iu drejtua me duar e me këmbë zv/kryeministrit Erion Braçe, por Garda i doli përpara.

Pjesë nga debati i Ralf Gjonit me Vasilika Hysin dhe Erion Braçen:

Gjoni: Mos na tregoni histori këtu se kam lexuar tre herë më shumë sesa ju. Zonja Hysi s’ke tagër të më flasësh mua për libra historie. Ju lutem mos përdhosni historinë e dini shumë mirë që jemi duke aplikuar një procedurë të papranueshme në Kuvend. Me ç’baza po vendosni sot për ndryshimin e historisë. E dini shumë mirë që historia nuk ndryshohet me një paragraf. Po ata njerëz që ju i keni vrarë e dergjur nëpër burgje. Ju me një parashtrim ndërroni historinë. Historia nuk është pronë e asnjë partie dhe individi është pronë e popullit shqiptar. Tërhiqeni këtë projektligj për të zbardhur historinë e popullit shqiptar.

Hysi: Zoti Gjoni…zoti Gjoni, meqë ke lexuar shumë, lexo edhe për detyrën që iu ka përfaqësuar zgjedhësi ta bëni. Shikoni rregulloren çfarë thotë (I drejton letrën)

Gjoni nga salla: Nuk merr vesh asgjë nga ligji…kaq di të them unë…

Hysi: Ik mëso të flasësh me etikë për herë të dytë të tërheq vëmendjen.

Gjoni (afrohet tek Braçe: Bashkë me ju (nuk dëgjohet)

Braçe (e tregon me dorën): Ik more..

Afrohet Garda dhe i del përpara Gjonit, e rrethon dhe e bën të ulet në vend.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace ralf gjoni seancë plenare 22 tetor 2020 erion brace ralf gjoni seancë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll