Aktualitet

Transport emigrantësh i paligjshëm/ Policia vë në pranga 4 persona

22 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
Transport emigrantësh i paligjshëm/ Policia vë në pranga 4

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 4 persona pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ne operacionin e koduar “Muzgu” janë arrestuar 3 persona me iniciale D.B. 29 vjeç,  A.R. 37 vjeç dhe J.Sh. 36 vjeç të cilët janë nga Elbasani. Të tre personat janë kapur në fshatin Vranistër duke transportuar 5 emigrantë me dy makina të tipit “Ford” dhe “Volkswagen”.

Gjithashtu në Përmet është kapur edhe një 18-vjeçar me iniciale F.D me banim në Durrës i cili po transportonte 6 shtetas të huaj me një furgon të marrë me qira.

Çështjet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë më Gjirokastër dhe në Përmet, ndërkohë që deklaroi se puna për të kapur persona në këtë veprimtari kriminale vazhdon ende.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Brenda pak orësh goditen 2 raste të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacion nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 4 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. B., 29 vjeç, A. R., 37 vjeç dhe J. Sh., 36 vjeç, banues në Elbasan.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., A. R. dhe J. Sh., të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të fshatit Vanistër, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Ford” dhe “Volksëagen”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet.

Brenda një kohe të shkurtër është goditur edhe një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet muzgu ne pranga 4 persona operacion i koduar transport emigrantesh muzgu ne pranga 4 persona operacion i koduar transport emigrantesh

Sondazh

Poll