Aktualitet

Rindërtimi/ Pronarët e banesës në Bubq përplasen me policinë, s’lejojnë shembjen e godinës. INUK nis nga puna, shoqër

22 Tetor 2020, 07:30 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Pronarët e banesës në Bubq përplasen me

FUSHË-KRUJË- Tensione në Bubq të Fushë-Krujës. Mëngjesin e sotëm, pronarët e një vile në këtë fshat janë përplsur me policinë, pasi janë kundër shembjes së kësaj godine. Familja e Halim Xhaferrit pretendon se nuk ka marrë dëmshpërblim për këtë godinë dhe thekson se nuk ka pse të shembet vila e tyre, pasi nuk prish projektin e rindërtimit. Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona të familjes Xhaferri, të cilët kanë kundështuar këtë vendim.

Si botohet, si merrka vesh shteti me qytetarin. Brenda 24 orëve më bini fadromën. Unë jam pronari i kësaj vile. Të dali kryeministri vetë e të thotë ku e ndërton kjo ndërtesë një plan ndërtimi me 18 hektar, ku e pengon. Ai të presë vetëm vendimin e gjykatës. Unë pres një vendim gjykate. Kam bë një kërkesë për prishje të objektit tim. Ky objekt bazohet në 500 m katror ndërtim. Shteti të më japë kohë të shkurtër që të drejtohem në gjykatë. Si mund të sjellësh ti fadromën unë kam fëmijët aty. Do të sjell edhe vërtetimin e fëmijës që e kam nxjerrë nga spitali para dy ditësh“, tha pronari i familjes.

Por, INUK ka nisur punën për shembjen e godinës. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën dhe po vijon shembja e saj. Ndërkohë nga shtëpia janë hequr orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake.  Sakaq në të,  janë të vendosura kopshti dhe qendra shëndetësore e fshatit Bubq, një shoqatë dhe disa biznese të tjera.

Si pasojë e planit do të shemben dy banesa dhe dy godina shërbimi 1 deri 3 kate. Ndërkohë pronarët e tjerë nuk kanë bërë asnjë rezistencë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e halim xhaferrit shembja e godinë në bubq banesa e halim xhaferrit shembja e godinë në bubq

Sondazh

Poll