Aktualitet

Pinte kafe mes Tropojës me pistoletë në çantë/ Arrestohet 29-vjeçari, i sekuestrohen mbi 10 mijë euro. Policia i gjen në

22 Tetor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Pinte kafe mes Tropojës me pistoletë në çantë/

TROPOJË–Policia e Tropojës ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale A.Q. Sipas policisë 29-vjeçari ka rënë në prangat e policisë teksa pine kafe, pasi në çantën e dorës iu gjet një pistoletë, një karikatore me 16 fishekë dhe 10180 euro.

Uniformat e policisë bëjnë me dije se i riu lëvizte i armatosur nëpër qytet. Gjatë kontrollit të banesës së tij, janë gjetur një armë zjarri tip kallashnikov me 28 fishekë dhe 2.9 kg hashash.

Mbi 29-vjeçarin rëndojnë veprat penale: “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Babina”. Operacioni nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe një shumë të konsiderueshme në euro me vete, kapet dhe prangoset nga Policia. Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29-vjeçari në tropojë arrestohet 29-vjeçari në tropojë

Sondazh

Poll