Sport

Italia po ndjen valën e dytë të koronavirusit, Serie A mund të luajë fazën play-off për të përcaktuar kampionin

22 Tetor 2020, 08:35 Nga DOSJA
Italia po ndjen valën e dytë të koronavirusit, Serie A mund

ITALI– Italia po ndjen valën e dytë të koronavirusit dhe kjo mund të prekë edhe futbollin. Federata Italiane e Futbollit është e shqetësuar se mund të ketë një mbyllje të dytë. Duke marrë në konsideratë faktin që është e pamundur të kemi një shtyrje të re të Europianit. Pra, të gjitha kampionatet duhet të mbyllen brenda majit.

Plani i famshëm B, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, do të lejojë që kampionati të përmbyllet në vetëm 8 javë, me kusht që të paktën të luhet e gjithë faza e parë, në mënyrë që të gjitha ekipet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh dhe të jenë përballur të paktën një herë me çdo kundërshtar.

Në këtë pikë, 12 ekipet e renditura më lart të ndahen në dy grupe me nga gjashtë skuadra për të luajtur për titullin me ndeshje brenda dhe jashtë, në stilin e fazës së grupeve të Championsit. Dy të parat kualifikohen në gjysmëfinalet e kampionatit, që do të luhen me ndeshje teke (kuptohet edhe finalja).Tetë skuadrat e renditura më poshtë, të gjitha të përfshira në një grup, do të luftonin për mbijetesën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata italiane e futbollit serie a federata italiane e futbollit serie a

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 15:49

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është ed...