Sport

Skandali i futbollistit të Manchester United/ Wan-Bissaka tradhëtoi të dashurën e tre viteve me ishin e shokut të skuadrës

21 Tetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
Skandali i futbollistit të Manchester United/ Wan-Bissaka tradhëtoi

BRITANI E MADHE- E dashura e yllit të skuadrës “Manchester United”, Aaron Wan-Bissaka, Rhianna Bentley ka braktisur partnerin e saj pasi mori vesh tradhëtinë e tij me modelen amerikane Marliesia Ortiz.  Kjo e fundit ka qënë e dashura e shokut të tij të skuadrës, Jesse Lingard.

Sipas medias britanike “Daily Mail”, Wan-Bissaka ishte në pritje të një fëmije me një tjetër person”, duke e detyruar 22-vjeçarin që të ndërpresë marrëdhënien e tij 3-vjeçare me Bentleyn. Marrëdhënia e tyre pësoi tronditje e përfundoi në momentin kur u mësua tradhëtia me modelen 27-vjeçare dhe kur zbuloi se futbollisti do të bëhej baba së shpejti.

Gjithçka u bë publike në Instagram, rrjet social në të cilin modelja Ortiz postoi foton e përqafuar me futbollistin, duke i treguar botës të vërtetën. Mirëpo sipas saj, Wan-Bissaka nuk e donte fëmijën dhe situatën që po ndodhte.

“Ai po pret një fëmijë por më ka thënë që nuk e do atë ( fëmijën),”-shkruan ajo krahas fotos.

 

Sigurisht që “helmi” i hedhur në rrjete sociale nuk u anashkalua nga Bentley, e cila pas ndarjes me të dashurin e tre viteve, nuk u ndal duke konfirmuar lajmet e duke iu uruar më të mirat futbollistit në jëtën e tij.

 

(Xh.Z/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aaron wan-bissaka angli rhiana bentley aaron wan-bissaka angli rhiana bentley

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 15:49

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është ed...