Sport

VIDEO/ Lukaku shpëton nga telashet Interin, Borussia Monchengladbach bllokon zikaltërit në “San Siro”

21 Tetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Lukaku shpëton nga telashet Interin, Borussia Monchengladbach

ITALI- Duhet të ishte dita e Interit por nuk ndodhi kështu. Zikaltërit harrojnë të fitojnë, pas humbjes në derbi ndaj Milanit, këtë herë ekipi i Conte-s bllokohet në një barazim 2-2 ndaj gjermanëve të Borussia Monchengladbach. Në një ndeshje shumë të luftuar, italianët gjetën të parët golin me anë të Lukakut pas insistimit të tyre të gjatë pranë zonës së gjermanëve. Por më pas ishte Vidal i cili shkaktoi penallti e Bensebaini nuk e kishte të vështirë të barazonte shifrat.

Interi u shfaq ngulmues e kërkoi me çdo kusht të shënonte përsëri. Por në minutën e 85-të, erdhi goli i miqve, i nisur përsëri nga një gabim i Vidal në mesfushë, në një aksion të finalizuar nga Hofman.E gjithë skuadra zikaltër u hodh në sulm në momentet e fundit të sfidës dhe mes shumë vështirësish barazoi me Lukakun në minutën e 90 të duelit. Por asnjë prej ekipeve nuk gjeti më rrjetën pavarësisht 6 minutave shtesë dhe ndanë nga një pikë, duke mbetur pas Shakhtar Donjetsk që sot mundi Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter inter

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 15:49

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është ed...