Sport

Roja e sigurimit nuk e njeh sulmuesin e Borussia Monchengladbach për të hyrë në stadium, ja si identifikohet lojtari

21 Tetor 2020, 18:11 Nga DOSJA
Roja e sigurimit nuk e njeh sulmuesin e Borussia Monchengladbach për

ITALI– Marcus Thuram, djali i ish-legjendës së futbollit Lillian Thuram po ndjek hapat e babait të tij. Futbollisti francez aktualisht është pjesë e skuadrës së Borussia Monchengladbach, ekipit gjerman që sot do të luajë kundër Interit për Champions League.

Por ende jo të gjithë e njohin lojtarin dhe pikërisht dje futbollisti ka kaluar një peripeci të vogël në hyrjen e stadiumit “San Siro”, ku do të merrte pjesë në stërvitjen zyrtare te skuadrës së tij para sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Interit.

Një prej stjuardëve i ka kërkuar dokumentin që Thuram e kishte harruar me sa duket në dhomën e hotelit.Zgjidha e tij ishte shumë origjinale, pasi lojtari ka kërkuar veten në Google duke ia treguar më pas si provë fotot punonjësit në stadiumit, i cili e lejoi të hynte për të vazhduar stërvitjen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia monchengladbach markus thuram borussia monchengladbach markus thuram

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 15:49

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është ed...