KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është edhe paraqitja e të talentuarit Mirlind Daku, aftësitë e të cilit nuk u vlerësuan kur luante me Kukësin.
I riu Daku, i huazuar nga Osijeku në Kroaci, sot realizoi një dopiedë ndaj kampionëve të Dritës, duke sigluar fitoren 2-0 të Ballkanit, ndërkohë që kryeson edhe listën e shënuesve më të mirë në Kosovë, me 17 gola të realizuar në 7 javë kampionat.
Ndërkohë, Gjilani, pa trajnerin Gentian Mezanin në stol (mungonte për arsye familjare), shënoi barazimin e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Edhe pse luanin në shtëpi, ata barazuan 0-0 me Trepça ’89, duke dëshmuar se ende nuk është në rrugën e pretenduar.
Sakaq, Prishtina ia doli të triumfonte me rezultatin 1-2 kundër Feronikelit në transfertë. Për kryeqytetasit ishte ish-kapiteni i bardhebluve të Tiranës, Gentian Muça, i cili me golin e shënuar, i pararendi edhe fitores së vështirë në fund të Prishtinës.
Takimet Drenica-Arbëria (0-1) dhe Besa-Llapi (2-2) janë zhvilluar një ditë më parë, të martën. Pas javës së 7-të renditjen e kryeson: Ballkani me 19 pikë, i ndjekur nga Prishtina dhe Arbëria 11, Drita (në 5 ndeshje) dhe Gjilani 10, Trepça 89 dhe Drenica 8, Feronikeli 6, Besa 4 dhe Llapi 2 pikë.
Ja dhe rezultatet teknike të javës së 7-të të IPKO Superligës së Kosovës:
SPANJË– Nata e djeshme do jetë e paharrueshme për futbollistin e ri të Barcelonës 17-vjecarin, Pedro González López, që ndryshe njihet thjesht si Pedri. Me...
MILANO-Një tjetër rast pozitiv me Koronavirus trondit Interit vetëm pak orë para ndeshjes së Championsit, kundër Borussia Moenchengladbach. Në njoftimin e fundi...
PRISHTINË– Gentian Muça ka edhe shumë për të thënë në fushën e lojës, teksa edhe me fanellën e Prishtinës po tregon se mund të përgjigjet në nivelin...
SPANJË-Barcelona e nisi me “manita” këtë “Champions League” duke fituar në shifrat 5-1 ndaj Ferencvaros. Një ndeshje e pamundur për hungarezët që nuk mund ...
LONDER – Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është zhgënjyer thellë, pasi u la jashtë listës së federimeve të skuadrës së “Topiçinjve” në Premier League. ...
PARIS– Edhe pse në fillimin e përballjes ishte kuotuar si skuadra jo favorite, Manchester United ia doli të fitojë ndeshjen e parë në grupet e Champions L...
TIRANE – Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka reaguar, pas ngjarjeve të fundit në gjirin e Federatës Botërore të këtij sporti (IWF), duke u solidarizuar me sim...
ITALI- Lazio u rikthye në Ligën e Kampionëve pas 13 vjetësh mungesë dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjer...
ITALI-Një kokë derri në mesfushë, me tre kryqe të vendosura në fushë dhe një banderolë ku shkruhej ‘Do të paguash gjithçka, do të paguash shtrenjtë’, ky ...