Sport

Ditë e mirë për ekipet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kualifikohen të katërta për më tej

21 Tetor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Ditë e mirë për ekipet shqiptare në Maqedoninë e

MAQEDONI E VERIUT- Përfunduan ndeshjet e fazës së 1/8 në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në garë Shkëndija, Shkupi, Struga dhe Renova u kualifikuan për në fazën tjetër.

Ekipi i Shkëndijës u kualifikua falë fitores minimale 1-0 ndaj Gostivarit, prej penalltisë së realizuar në minutën e 12 nga kapiteni Ennur Totre. Ndërsa bardhëkaltrit e Shkupit e patën më të lehtë në ndeshjen e tyre ndaj ekipit të Kit Go Pehchevo. Ata fituan 5-0 me golat e realizuar nga Bianor, Bilallit, Glisic, Ademit dhe Goudiaby.

Ndeshja tjetër midis Strugës dhe Rabotnickit rezultoi më emocionuese. Kualifikimi u vendos pas gjuajtjeve të penalltive, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Ekipi shqiptar u tregua më i saktë nga gjuajtja e penalltive, edhe pse e nisi keq duke humbur dy penalltitë e para, rezultati përfundimtar ishte 4-3. Gjithashtu falë goditjeve të penalltive u kualifikua për më tej dhe ekipi tjetër shqiptar Renova. Ndeshja e tyre ndaj ekipit të Pelisterit përfundoi 2-2, ndërsa Renova u kualifikua pas penalltive, duke e bërë më të bukur akoma pasditen e ekipeve shqiptare.

(Xh.Z/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport renova shkendija e tetoves shkupi struga renova shkendija e tetoves shkupi struga

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 15:49

Ipko Superliga: Ballkani dhe Daku nuk ndalen

KOSOVE – Ipko Superliga e Kosovës, mbylli javën e 7-të të saj. Marshimi i Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi është impresionues. Po kaq befasuese është ed...