Bota

Rrufeja plagosi 4 persona, mbyllet Akropoli për arsye sigurie

18 Prill 2019, 12:08 Nga DOSJA
Rrufeja plagosi 4 persona, mbyllet Akropoli për arsye sigurie

ATHINE, GREQI- Një nga vendet më të vizituara në Greqi, Akropoli është mbyllur ditën e sotme për arsye sigurie.

Ministria greke e Kulturës bën me dije se shkak për mbylljen është bërë situata meteorologjike, ku parashikohen reshje shiu dhe vetëtima, raporton newsbomb.gr

“Sipas informacionit të marrë nga Shërbimi Meteorologjik Kombëtar dhe zyra për Mbrojtjen e qytetarëve, një stuhi e fuqishme pritet pasditen e sotme, dhe për këtë arsye Akropoli do të mbyllet”,-njofton Ministria.

Akropoli u godit dje nga një rrufe, ku për pasojë u plagosën 4 persona. Rrufeja ka goditur një pikë ku shiteshin bileta për të hyrë në Akropol, në vendin e njohur si Erechtheion.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni rrufe ne akropol rrufe ne akropol

Sondazh

Poll