Bota

Beograd/ 20 vite nga lufta kundër shqiptarëve, kujtohen të vrarët në rrugët e qytetit

18 Prill 2019, 12:02 Nga DOSJA
Beograd/ 20 vite nga lufta kundër shqiptarëve, kujtohen të

BEOGRAD-  E gjithë kjo u organizua nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut dhe Gratë në të Zeza, me mbështetjen e Teatrit Dah.

Parullat e njerëzve që dolën në qendër të qytetit ishin mbushur me emrat e vendeve ku janë kryer krimet, siç janë Ćuška, Dubrava, Trnja. Në të tjera parulla ishin shkruar edhe shprehje si: ‘Mos harroni krimet në Kosovë.’ Në trotuare ishin vendosur qilima mbi të cilat ishin shtrirë njerëz ashtu siç shqiptarët vdiqën në rrugët e qytetit.

Stasa Zajoviç nga ‘Women in Black’ tha për gazetarët se e gjithë popullata civile në Serbi dhe Kosovë pësoi lëndime, por që shqiptarët vuajtën më shumë. “Ky është zëri ynë për krimet e kryera në Kosovë nga forcat e armatosura serbe. Ne po kërkojmë që ata të ndalojnë manipulimin dhe falsifikimin e të dhënave për viktimat dhe të ndjekin penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera, për varrezat masive dhe fshehjen e kufomave.”– u shpreh ajo.

Me këtë veprim, ata shprehën solidaritetin për familjet e të vrarëve, humbjes së të dashurve të tyre, vuajtjeve të mëdha dhe poshtërimit të pafund që u dha regjimi i atëhershëm serb.

Ata kërkuan që shteti të mbajë një inventar dhe regjistrim të të gjithë viktimave të luftës në Kosovë, të zbulojë raportet e të gjitha të dhënave për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe të publikojë informacionet e varrezave masive në Serbi, po ashtu edhe përgjegjësit e krimeve dhe fshehjen e krimeve të kryera, sipas Kosova për Sanxhakun.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 20 vite nga lufta kunder shqiptareve protestat ne rruget e beogradit stasa zajoviç 20 vite nga lufta kunder shqiptareve protestat ne rruget e beogradit stasa zajoviç

Sondazh

Poll