Bota

Gjobiten me 30 milionë dollarë, dogjën 1000 hektar pyll për të pjekur mish në zgarë

17 Prill 2019, 18:14 Nga DOSJA
Gjobiten me 30 milionë dollarë, dogjën 1000 hektar pyll për

Prokurorët thonë se dy studentë universiteti janë përgjegjës pasi lanë zgarën në oborrin e shtëpisë të dalë jashtë kontrollit me rreth 1000 hektarë dhe u goditën me faturën për dëmet, 15.3 milionë dollarë … secili.

Të dy ishin duke kaluar një mbrëmje në një shtëpi malore në zonën e Liqenit të Epërm të Comos, kur zjarri shpërtheu nëpër mal. Një nga djemt tha se ai dhe shoku i tij menjëherë thirrën zjarrfikësit kur e panë zjarrin dhe madje “hodhën veten në flakë” për t’u përpjekur t’i shuajnë.

Përkundër përpjekjeve të tyre, zjarri u përhap me shpejtësi mbi 1,000 hektarë tokë, duke përfshirë një fermë ku shumica e kafshëve u vranë.

Pasi gjurmuan zanafillën e shkatërrimit tek zgara, zyrtarët lokalë konkluduan se studentët ishin përgjegjës. Sipas mediave lokale, autoritetet llogaritën një faturë të tejsksshme të dëmeve në përputhje me një formulë standarde prej $ 133 – $ 670 për metër katror.

Zyrtarët madje thonë se i ndihmuan djemtë me këtë marrëveshje prej 15 milionë dollarësh, pasi totali ishte diku rreth 40 milionë dollarë.

Studentët thonë se janë të  pafajshëm se zyrtarët lokalë i përdorin ata si një “kokë turku” për një zjarr që kishte “shpërthime të shumta” dhe në fund të ditës “nuk mund të shpjegohej”.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1000 hektar pyll djegje masive zgarë 1000 hektar pyll djegje masive zgarë

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2019, 13:30

Rrëzohet avioni në Kili, të paktën 6 të vdekur

KILI- Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Kili, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt, në afërsi të aeroportit të Laqu...