Bota

Autobusi del nga rruga, humbin jetën 29 turistët gjermanë në Portuagli (VD)

18 Prill 2019, 07:24 Nga DOSJA
Autobusi del nga rruga, humbin jetën 29 turistët gjermanë në

Portugali- Një autobus me turistë gjermanë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën 29 persona në ishullin Madeira në Portugali. Ndërsa 27 të tjerë kanë ngelur të plagosur  pranë qytetit të Caniço-s, aty ky ndodhi aksidenti. 

Sipas agjencisë portugeze të lajmeve “Lusa”, shoferi humbi kontrollin e autobusit në një kryqëzim dhe doli jashtë rrugës. Njëmbëdhjetë nga viktima ishin burra dhe 18 gra. 

“Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, tha kryetari qytetit të Caniço-s, Filipe Sousa, për televizionin transmetues SIC.

Ai tha se të gjithë turistët në autobus ishin gjermanë, por disa njerëz lokalë gjithashtu mund të ishin midis viktimave. 

Burimi: BBC 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 29 viktima del nga rruga autobusi portugali 29 viktima del nga rruga autobusi portugali

Sondazh

Poll