Bota

Vdes në rrethana të mistershme aktorja 16-vjeçare, Mya Lecia Naylor

18 Prill 2019, 11:03 Nga DOSJA
Vdes në rrethana të mistershme aktorja 16-vjeçare, Mya Lecia

MBRETERI E BASHKUAR- Ka vdekur në një moshë shumë të re aktorja dhe modelja e njohur, Mya Lecia Naylor. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në datën 7 prill, por është raportuar sot dhe shkaqet nuk bëhen të ditura.

Sipas agjensisë ku punonte aktorja, ngjarja ndodhi pasi Naylor u rrëzua, por nuk u përcaktuan qartë rrethanat se çfarë kishte ndodhur.

Alice Webb, drejtoresha e ‘BBC Children’ tha se lajmi i vdekjes së saj e ka lënë ekipin të tronditur dhe tmerrësisht të trishtuar.

Risjellim në vëmendje se roli i parë i aktores së ndjerë ishtë në ‘Absolutely fabulous’ kur ishte vetëm 1 vjeç. Mya Lecia u shfaq në ekran për herë të parë, në ‘Absolutely Fabulous’ si vajza e Saffy Jane.

Aktorja, Mya Lecia Naylor ka luajtur disa role në seriale të ndryshme televizivë dhe vdekja e saj e parakohshme i ka tronditur të gjithë të afërmit e aktores dhe fansat e saj.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 16 vjeç angli mya lecia naylor vdes aktorja 16 vjeç angli mya lecia naylor vdes aktorja

Sondazh

Poll