Bota

Tragjedi në Portugali/ Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur

17 Prill 2019, 19:42 Nga DOSJA
Tragjedi në Portugali/ Përmbyset autobusi me turistë, 28 të

PORTUGALI- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Portugali, ku si pasojë e një aksidenti rrugorë kanë humbur jetën 28 persona.

sipas informacioneve nga mediet ndërkombëtare, autobusi me turistë është përmbysur duke shkaktuar të paktën 28 viktima. Po ashtu nga aksidenti janë edhe disa të plagosur, ndërsa mësohet se në autobus kanë qenë 57 persona.

Ende nuk dihet se nga cilat shtete janë viktimat, ndërsa ngjarja ka ndodhur në ishullin Madeira.

Sipas bashkiakut Felipe Sousa, janë 17 gra dhe 11 burra. Grupi ndodhej në Santa Cruz, në zonën e hoteleve të Quinta Splendida dhe po transferohej në Funchal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 (19.30 me orën tonë), në një kthesë.

Mediet ndërkombëtare bëjnë me die se mjeti, përpara se të përfundonte jashtë rruge është përplasur me një autobus tjetër. Ndërsa ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 19 autoambulanca.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 28 të vdekur aksident madeira përmbyset autobusi 28 të vdekur aksident madeira përmbyset autobusi

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2019, 13:30

Rrëzohet avioni në Kili, të paktën 6 të vdekur

KILI- Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Kili, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt, në afërsi të aeroportit të Laqu...