Sport

Çfarë goditje për Interin dhe Conten në prag të ndeshjes kundër Borussia Monchengladbach, UEFA konfirmon futbollistin me C

21 Tetor 2020, 15:27 Nga DOSJA
Çfarë goditje për Interin dhe Conten në prag të

MILANO-Një tjetër rast pozitiv me Koronavirus trondit Interit vetëm pak orë para ndeshjes së Championsit, kundër Borussia Moenchengladbach. Në njoftimin e fundit të klubit ziklatër, për rastin në fjalë, shkruhet:

“FC Internazionale Milano njofton se Achraf Hakimi u testua pozitiv me COVID-19 pas kontrollit të fundit të kryer nga UEFA (kërkohet nga protokolli i ndeshjes), i kryer në funksion të ndeshjes së sotme kundër Borussia Moenchengladbach. Anësori i zikaltërve është krejtësisht asimptomatik dhe tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”.

Kështu, Conte humbet një pjesë tjetër të rëndësishme, që u shtohet emrave të tillë si Young, Gagliardini, Radu, ende pozitivë pas kontrollit të fundit, dhe Skriniarit, që është në pritje të rezultatit të testit të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakimi inter hakimi inter

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 10:49

Sot rradha e kampionëve të Champions-it

GJERMANI – Këtë të mërkurë do të zbresin në fushën e lojës emra të tjerë të mëdhej të Ligës së Kampioneve si Bayern Mynih, Real Madrid, Interi, Liverpul d...