Sport

Kampioni i botës Ozil në mes të katër rrugëve, Arsenal nuk e federon…

21 Tetor 2020, 14:28 Nga DOSJA
Kampioni i botës Ozil në mes të katër rrugëve, Arsenal

LONDER – Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është zhgënjyer thellë, pasi u la jashtë listës së federimeve të skuadrës së “Topiçinjve” në Premier League. 32-vjeçari Ozil, kampion bote me Gjermaninë, u bashkua me Arsenalin në 2013-tën, për një shifër rekord të atëhershëm prej 42.4 milionë £, nuk ka luajtur për klubin anglez që nga 7 marsi.

Gjermani, i cili gjithashtu ishte hequr nga federimi i skuadrës në Europa League, tani mund të luajë vetëm për Arsenalin U-23, derisa të përfundojë skadimi i marrëveshjes së tij në verën e 2021-t. Në një mesazh për tifozët e Arsenalit, ai thotë, se “besnikëria është e vështirë të arrihet në ditët e sotme”.

“Unë jam me të vërtetë shumë i zhgënjyer nga fakti, që nuk jam federuar për sezonin e ri të Premier League,” shkroi Ozil në mediat sociale. “Me nënshkrimin e kontratës sime të re në 2018, u zotova për besnikëri ndaj klubit që unë dua, Arsenal. Më trishton që kjo nuk është kthyer me reciprok. Unë gjithmonë jam përpjekur të qëndroj pozitiv nga java në javë, se ka ndoshta një shans që të kthehem së shpejti në skuadër përsëri. Kjo është arsyeja pse kam heshtur deri më tani.”

Që kur u bashkua nga Real Madrid shtatë vjet më parë, Ozil ka shënuar 44 gola në 254 ndeshje që ka zhvilluar për Arsenal. Pas emërimit të Mikel Arteta në dhjetor 2019 në krye të “Topçinjve”, Ozil zhvilloi 10 ndeshje në Premier League, para se pandemia e koronavirusit të detyronte një pezullim tre-mujor që nga marsi.

“Para ndalimit nga koronavirusit isha vërtet i kënaqur me paraqitjen time nën trajnerin tonë të ri Mikel Arteta dhe do të thoja që performancat e mia ishin në një nivel vërtet të mirë,” shton Ozil. “Por pastaj gjërat ndryshuan, përsëri dhe unë nuk u lejova më të luaj futboll për Arsenalin. Çfarë tjetër mund të them? Londra ende ndihet si një shtëpi për mua, unë ende kam shumë miq të mirë në këtë ekip dhe ende ndiej një lidhje të fortë me tifozët e këtij klubi.

Pavarësisht nga gjithçka, do të vazhdoj të luftoj për shansin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë te Arsenal të përfundojë kështu. Unë mund t’ju premtoj se ky vendim i vështirë nuk do të ndryshojë asgjë në mendjen time. Do të vazhdoj të stërvitem sa më mirë dhe kudo që të jetë e mundur, të përdor zërin tim kundër çnjerëzimit dhe për drejtësi”,- shkruan në rrjetet sociale mesfushori gjermano-turk, Mesut Ozil.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenali gjermano-turku kampioni i botes mesut ozul premier league topcinjte trajneri arteta arsenali gjermano-turku kampioni i botes mesut ozul premier league topcinjte trajneri arteta

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 10:49

Sot rradha e kampionëve të Champions-it

GJERMANI – Këtë të mërkurë do të zbresin në fushën e lojës emra të tjerë të mëdhej të Ligës së Kampioneve si Bayern Mynih, Real Madrid, Interi, Liverpul d...

Sport 21 Tetor 2020, 10:22

Salah, në fushë me këpucë të arta

ANGLI – Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah do të luajë me një palë këpucë speciale të Adidas-it në takimin që do të zhvillojë Liverpool kundër Ajax. Këto këpucë...

Sport 20 Tetor 2020, 17:53

UEFA humbet 575 milionë euro nga pandemia

ZVICER – Qeveria e futbollit europian ka vendosur që të reduktojë shpërblimet e saj për 5 vitet e ardhshme për klubet pjesëmarrëse, një vendim sigurisht që vjen...

Sport 20 Tetor 2020, 18:23

Bozhinov, nga bomber sulmi, në sex-symbol

BULLGARI – Valeri Bozhinov është sulmuesi bullgar, i cili në karrierën e tij numëron shumë skuadra të ndryshuara. Në karrierën e tij ai ka luajtur për 21 skuadr...