Aktualitet

U la të pluhurosej në sirtar/ Dosja për lirimin ose jo të Arben Grorit niset në Elbasan, Gjykata e Tiranës shpall moskopet

21 Tetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
U la të pluhurosej në sirtar/ Dosja për lirimin ose jo të

TIRANË– Çështja penale kundër Arben Grorit është transferuar në Gjykatën e Elbasanit, pasi ajo e Tiranës shpalli moskompetencë për të gjykuar dosjen, edhe pse prej më shumë se një viti e gjysmë e mbante në “sirtar”. Megjithatë “Tirana” ka vendosur që ta kalojë në Elbasan njohjen e vendimit të Gjykatës Italiane, e cila ka dënuar Grorin me burg përjetë. Arsye për kalimin, togat e zeza të Tiranës e kanë marrë duke konsideruar faktin që Gjykata e Rrethit në Elbasan mbulon territorin juridiksional të banimit të Arben Grorit, i cili aktualisht po vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.

Në Elbasan, dosjen e Grorit do ta marrë për shqyrtim gjyqtari Taulant Tafa, kjo pasi i dënuari përjetë arriti që të rihapte procesin gjyqësor ndaj tij  duke shfrytëzuar hapësirat e Kodit të Procedurës Penale të ndryshuar në 2017 dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo edhe pse vendimi i Italisë për të ishte njohuar nga Gjykata e Tiranës. Ishin dy magjistratët Alaudin Malaj dhe Fatmira Hajdari ata që në vendimin e datës 20 maj 2019, pranuan kërkesën e tij për të rishqyrtuar dosjen për vrasjen e  Naim Zyberit në Itali.

Vendimi i Apelit Tiranë për Grorin mund të sjellë lirimin e tij nga qelia në rast se gjyqtari Tafa vendos që të ndryshojë kohën e dënimit nga të përjetshëm në 25 vite burgim. Deri më tani Grori ka kryer 18 vite burg, dhe në rast të ndryshimi për kohën e dënimit, mund të lirohet me kusht.

Ndërkohë që shoku i tij Gert Gjinarari ose i njohuar ndryshe si Gjenerali, më 14 shkurt 2019 u lirua me kusht nga gjyqtari Markeljan Kuqo, i cili është duke dhënë llogari para ILD-së për vendimin e marrë. Një ditë pas marrjes së vendimit, Gjinarari u shpall në kërkim.

Si ndodhi vrasja e Naim Zyberit në Itali?

Pas hapjes së demokracisë Naim Zyberi njihej si një nga të fortët e kryeqytetit, rival i fortë i një tjetër emri të njohur në Tiranë, Gaz Muçës. Po kështu Zyberi është cilësuar një nga  atentatorët e Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua bashkë me Franc Konomin.

Por Zyberi nuk do t’i shpëtonte dot hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe të Gaz Muçës. Ai u ndoq deri në Itali nga vëllai i Grorit, Arbeni dhe atentati i parë iu bë në një bar në Torino, vend ku Naim Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe për këtë arsye, iu desh të qëndronte i shtruar në spital për disa kohë.

Madje, për mjekim më të specializuar u dërgua në spitalin e Milanos. Në këtë spital ai u vra nga Gert Gjinarari, ku u qëlloi aty për vdekje me dy plumba. Ai u vra më 6 gusht të vitit 1997 nga një atentat i organizuar nga tre persona ku qitësi ishte Gjinarari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben grori gjykata e elbasanit gjykata e tiranes vrasja e naim zyberit arben grori gjykata e elbasanit gjykata e tiranes vrasja e naim zyberit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2020, 17:11

ITALI- Shtyhet për një periudhë të pacaktuar gjyqi për të prangosurit e operacionit “Rosa dei venti”, pjesë e të cilëve është edhe Moisi Habilaj. Mësohet se Gjy...