Aktualitet

200 mln lekë dëm shtetit/ Kolaudoi ndërtimin e karburantit në mes të rrugës, vëllai i ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lar

21 Tetor 2020, 15:49 Nga DOSJA
200 mln lekë dëm shtetit/ Kolaudoi ndërtimin e karburantit

DURRËS– Astrit Zenelaj, me detyrë ish-inxhinier kolaudues në Autoritetin Rrugor Shqiptar të Durrësit, është një prej personave për të cilët është komunikuar urdhër-arresti nga Prokuroria lidhur me aferën në aksin “Plepa-Kavajë”. Gazetari Elton Qyno bën me dije se Astrit Zenelaj është vëllai i Guxim Zenelaj, ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, i cili u largua nga sistemi i drejtësisë duke dhënë dorëheqjen.

Zenelaj është vetëdorëzuar ditën e sotmebashkë me Rezart Arkaxhiun, pasi prej disa ditësh ishte shpallur në kërkim për dëmin financiar prej mbi 200 milion lekëve të vjetra që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar.

Afera në Durrës u bë publike disa ditë më parë, ku Policia ekzekutoi masat e sigurisë ndaj 3 personave dhe shpalli në kërkim 6 të tjerë. Dy nga të arrestuarit, të cilën ishin nën masën “arrest me burg” janë lënë të lirë nga Gjykata e Durrësit, ndërsa tjetri vijon të jetë ende nën  masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një të tretë.

Ndërkohë që në kërkim është biznesmeni i karburanteve Mustafa Koka, i cili edhe pse ishte shpronësuar për karburantin e tij, nuk e kishte lejuar shembjen e objektit në aksin rrugor, duke korruptuar edhe zyrtarët e ARRSH-së. Si pasojë e shkeljes, zona ishte kthyer në burim për aksidente rrugore.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh dem shtetit 200 mln leke astrit zenelaj durres guxim zenelaj prokuroria e durresit arrsh dem shtetit 200 mln leke astrit zenelaj durres guxim zenelaj prokuroria e durresit

Sondazh

Poll