Aktualitet

Naftëtarët nuk dorëzohen! U drejtohen me letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës, OSCE dhe ambasadave: Na ndihmoni, qi

21 Tetor 2020, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË– Naftëtarët pas më shumë se tre javësh në grevë urie kanë ndërmarrë një tjetër hap. Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar u kanë dërguar një tjetër Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri, përmes të cilës vënë në dukje, kushtet e vështira në të cilat ndodhen.

Ato kërkojnë që tu zgjidhet problemi për pagat e prapambetura, pezullimin e punës prej më shumë se një viti dhe bëjnë thirrje për vënien në zbatim të vendimit të gjykatës që u jep atyre të drejtë.

“Ne, punëtorët e rafinerisë së Ballshit duam t’ju parashtrojmë ju situatën tonë të vështirë ekonomiko-sociale, dhe duam që të na jepni zgjidhje ne dhe komuniktetit tonë. Mes nesh ka njerëz që kanë humbur punën, kemi mbi 20 paga pa marrë, situata e qindra familjeve është shumë e rëndë dhe nuk ja dalim dot. Ne kemi mbajtur një grevë për të bërë të mundur që të mbrojmë të drejtat tona dhe dinjitetin. Ne kemi dhe të drejtën tonë, përmes vendimit të Gjykatës, por korrupsioni nuk na lë që ta zbatojmë atë,”– shkruhet në letër.

Sot kryeministri Edi Rama u ka bërë dy herë thirrje naftëtarëve që të dalin nga greva për të biseduar por ato nuk kanë pranuar. Edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore, gratë greviste kërkojnë që fillimisht tu kalohen pagat dhe më pas të negociojnë me kryeministrin Rama.

Çfarë kërkojnë naftëtarët?

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë që prej 24 ditësh ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Naftëtarët, prej 7 ditësh tashmë janë zevendësuar nga gratë që punonin në uzinë, të cilat për momentin konsumojnë vetëm ujë me sheqer.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve naftetaret leter nderkombetareve greva e naftetareve naftetaret leter nderkombetareve

Sondazh

Poll