Aktualitet

Lirohet nga detyra Astrit Aliaj, prefekti i qarkut Gjirokastër, zëvendësohet nga Odise Kote

21 Tetor 2020, 15:15 Nga DOSJA
Lirohet nga detyra Astrit Aliaj, prefekti i qarkut Gjirokastër,

GJIROKASTËR– Prefekti i qarkut të Gjirokastrës është liruar nga detyra ditën e sotme. Mësohet se Astrit Aliaj është liruar nga detyra me VKM, për tu zëvendësuar nga një tjetër prefekt.

Bëhet fjalë për Odise Koten. Ai ka qenë më parë në postin e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër. Kote ka qenë edhe nënkryetar i bashkisë Gjirokastër.

Ndërkohë, mësohet se në radhët e drejtuesve në Gjirokastër, do të ketë edhe lëvizje të tjera në ditët në vijim.

V E N D I M
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Astrit Aliaj, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Kote emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit aliaj lirohet nga detyra prefekti i gjirokastres odise kote astrit aliaj lirohet nga detyra prefekti i gjirokastres odise kote

Sondazh

Poll