Aktualitet

21 Tetor 2020, 17:11 Nga DOSJA

ITALI- Shtyhet për një periudhë të pacaktuar gjyqi për të prangosurit e operacionit “Rosa dei venti”, pjesë e të cilëve është edhe Moisi Habilaj. Mësohet se Gjykata italiane e Apelit ka kërkuar më tepër kohë për të dëgjuar palën mbrojtëse. Gjyqi për dhënien e dënimit ndaj tyre ishte parashikuar për t’u mbajtur më 11 nëntor 2020 por kjo e fundit është shtyrë për një periudhë kohore që ende nuk dihet.

Shqiptari Moisi Habilaj i konsideruar kreu i bandës së narkotrafikantëve italo-shqiptarë me një aferë trafiku ilegal droge me vlerë mbi 20 milionë euro, vazhdon prej disa muajsh të qëndroj në arrest shtëpiak. Kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ishte në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, por vetëm në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij. Ndërkohë që në Shqipëri, ende vijon gjyqi për ish-ministrin. 

Gjykata e shkallës së parë më datë 19 qershor 2019 e ka dënuar Moisi Habilaj me 15 vite, 5 muaj e 10 ditë burg. Mirëpo Apeli e ka lënë përkohësisht në “arrest shtëpie” bashkë me anëtarët e bandës së tij. Habilaj akuzohet se është kreu i një bande që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.

Sa i përket anëtarëve të tjerë të grupit; Nazer Seitaj i konsideruar si financieri i është dënuar me 7 vite, 4 muaj e 26 ditë burg, e 1 vit më shumë se sa kishte kërkuar pala akuzuese; Meridian Sulaj, me 8 vite e 4 muaj burg; Antonino Riella me  14 vite burg; Vincenzo Spampinato me 10 vite e 2 muaj burg;  Angelo Busacca me 7 vite e 4 muaj burg;Gianluca Passavanit me 4 vite e 10 mijë e 667 euro gjobë; Giuliano Rosario 2 vite, 4 muaj burg e gjobë 4 mijë e 700 euro ndërsa Giuseppe Grebo 3 vite e 4 muaj burg e 4 mijë e 760 euro gjobë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e habilajve gjyqi i habilajve moisi habilaj saimir tahiri banda e habilajve gjyqi i habilajve moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll