Aktualitet

Krimi i organizuar bleu vota për qeverinë/ Klodiana Lala fiton çmimin e BE për investigimin me Dosjen 339

21 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
Krimi i organizuar bleu vota për qeverinë/ Klodiana Lala fiton

TIRANE– Gazetarja Klodiana Lala ka marrë çmimin e parë për shkrimin më të mirë investigativ nga Bashkimi Europian. Bëhet fjalë për shkrimin e saj në agjencinë BIRN: Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave. Ky çmim jepet për të mbështetur gazetarët në rajonin e Ballkanit.

Vlerësimi i gazetares Lala, nga Bashkimi Europian  u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

Besoj që ne si gazetarë kemi detyrën të jemi cdo ditë në kërkim të fakteve, provave dhe të ngjarjeve të cilat institucionet përpiqen t’i fshehin. Unë kam bërë minimumin e asaj që do duhet të bëja dhe ky çmim më motivon për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.”- u shpreh Lala.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala klodiana lala merr cmim klodiana lala klodiana lala merr cmim

Sondazh

Poll