Sport

Humb jetën Bruno Martini, ish-trajneri i portierëve të Francës

21 Tetor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Humb jetën Bruno Martini, ish-trajneri i portierëve të

FRANCE – I shtruar në spital që prej 12 tetorit, Bruno Martini sot është ndarë nga kjo jetë në moshën 58 vjeç. Duke luajtur si portier, ai pjesën më të madhe të karrierës së tij sportive e ka kaluar në radhët e skuadrës franceze të Auxerre, ndërkohë ka veshur edhe fanelën e kombëtares së “gjelave” në 31 ndeshje.

I shtruar në spital pas një arresti kardio-respirator që ndodhi më 12 tetor në qendrën e trajnimit Grammont, afër Montpelie, ku ai ishte nëndrejtori i qendrës së trajnimit, Bruno Martini, 58 vjeç, vdiq në reanimacion e spitalit Arnaud-de-Villeneuve, ku ai ishte vendosur në kujdesin intensiv.

Ish-portieri Martini pjesën më të madhe të karrierës së tij sportive midis 1985 dhe 1995, do të luante në radhët e Auxerre, ku zhvilloi 386 ndeshje në të gjitha garat e futbollit francez. Ai gjithashtu, 31 takime mbrojti portën e “gjelave” (midis 1987 dhe 1996), madje gjatë Euro 92, i luajtur në Suedi, ishte edhe titullar.

Më pas, Martini do të bashkohet me Montpellier deri në vitin 1999,  për të kryer detyrën e trajnerit portierëve të Francës, para se të largohej më 2013.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport auxerre bruno martini france kombetarja e frances kombetarja e gjelave auxerre bruno martini france kombetarja e frances kombetarja e gjelave

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 10:49

Sot rradha e kampionëve të Champions-it

GJERMANI – Këtë të mërkurë do të zbresin në fushën e lojës emra të tjerë të mëdhej të Ligës së Kampioneve si Bayern Mynih, Real Madrid, Interi, Liverpul d...

Sport 21 Tetor 2020, 10:22

Salah, në fushë me këpucë të arta

ANGLI – Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah do të luajë me një palë këpucë speciale të Adidas-it në takimin që do të zhvillojë Liverpool kundër Ajax. Këto këpucë...

Sport 20 Tetor 2020, 17:53

UEFA humbet 575 milionë euro nga pandemia

ZVICER – Qeveria e futbollit europian ka vendosur që të reduktojë shpërblimet e saj për 5 vitet e ardhshme për klubet pjesëmarrëse, një vendim sigurisht që vjen...

Sport 20 Tetor 2020, 18:23

Bozhinov, nga bomber sulmi, në sex-symbol

BULLGARI – Valeri Bozhinov është sulmuesi bullgar, i cili në karrierën e tij numëron shumë skuadra të ndryshuara. Në karrierën e tij ai ka luajtur për 21 skuadr...

Sport 21 Tetor 2020, 10:16

Ter Shtegen te Barcelona, deri më 2025…

BARCELONE – Portieri Mark-Andre ter Shtegen ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonës deri në vitin 2025. Marrëveshja me ish-portierin e Mynsheglabahut, për një ...