Sport

Ter Shtegen te Barcelona, deri më 2025…

21 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Ter Shtegen te Barcelona, deri më 2025…

BARCELONE – Portieri Mark-Andre ter Shtegen ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonës deri në vitin 2025. Marrëveshja me ish-portierin e Mynsheglabahut, për një zgjatje të hershme të bashkëpunimit edhe me tri vjet, u njoftua nga katalanasit pas fitores 5-1 në ndeshjen në grupe kundër Ferencvaroshit në Champions League.

Përveç Ter Stegen, i cili ka ardhur te Barcelona në vitin 2014 dhe ka fituar katër kampionate dhe kupa të Spanjës me “blaugranët”, si dhe Champions League më 2015, kontrata të gjata për të luajtur me klubin katalanas kanë edhe mbrojtësi Xherard Pike, francezi Klement Lenglet dhe holandezi Frenkie De Jong.

Pique ka nënshkruar kontratë për të luajtur deri më 2024, ndërsa letrat e punës për dy futbollistët e huaj, Lenglet dhe De Jong, tani janë të vlefshme deri në vitin 2026.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona blaugrana de jong katalanasit legle pike portieri ter shtegen barcelona blaugrana de jong katalanasit legle pike portieri ter shtegen

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 14:54

Bartomeu izolohet, një i afërm me Covid

BARCELONE – Presidenti i Barcelonës, ​​Josep Maria Bartomeu, nuk do të jetë sonte në “Camp Nou” për të ndjekur skuadrën e tij në ndeshjen e parë të Champions Le...