Sport

VIDEO/ Man.United shkakton “tërmet” në Paris, Lazio 13 vjet larg Championsit, por i jep leksion Borussia Dortmund, ja rezu

20 Tetor 2020, 21:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Man.United shkakton “tërmet” në Paris, Lazio 13

EUROPË– Kanë përfunduar 8 takimet e Champions League, ku ranë në sy rezultate interesante. Pikërisht në Paris, Manchester United bën surprizën e madhe duke mundur 1-2 PSG. Në njē ndeshje ku “princat” si Neymar e Mbappe nuk arritën të lënë gjurmë. Bruno Fernandez shënoi me penallti golin e avantazhit për “djajtë e kuq” në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë bënë sërish gjithçka djemtë e Solskjaer që barazuan me autogolin e Martial dhe morën avantazhin me anë të Marcus Rashford.

Lazio u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Borussias së Dortmundit.Ciro Immobile hapi serinë e golave për bardhekaltrit e Inzaghit, me këtë të fundit që kishte rikuperuar shumicën e futbollistëve të dëmtuar, ndërsa më pas ishte Hitz që shënoi autogol dhe dyfishoi avantazhin e italianëve.Verdhezinjtë rihapën takimin me të zakonshmin Erling Haaland në minutën e 71-të, por më pas ishte Akpa-Akpro që vulosi suksesin e Lazios, falē një asisti tē Immobiles. Vlen të theksohet se debutuan në Ligën e Kampionëve edhe Thomas Strakosha, qe ishte titullar si zakonisht, e Vedat Muriqi që u aktivizua në minutën e 67′.

Në sfidat e tjera Chelsea nuk shkoi përtej një barazimi pa gola nē transfertën andaluziane ndaj Sevillas. Ndëkohë Barcelona fiton brenda në shtëpi 5-1 ndaj Ferencvaros, skuadrës hungareze që është pjesë Myrto Uzuni,por shqiptari nuk ishte pjesë e skuadrës si pasojë e koronavirusit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio manchester united lazio manchester united

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 14:54

Bartomeu izolohet, një i afërm me Covid

BARCELONE – Presidenti i Barcelonës, ​​Josep Maria Bartomeu, nuk do të jetë sonte në “Camp Nou” për të ndjekur skuadrën e tij në ndeshjen e parë të Champions Le...