Sport

“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel Ylli tregon rrugën e zhbllokimit të ngërçit: Jam ulur me Dukën

20 Tetor 2020, 19:42 Nga DOSJA
“Jam i bindur se futbolli do të fillojë shpejt”, Fidel

TIRANË– Bojkoti i Futbollit vazhdon. Liga Profesioniste vendosi që kampionati të mos nisë ende, për aq kohë sa nuk janë pjekur kushtet dhe nuk është dhënë drita jeshile nga institucionet shtetërore për plotësimin e kërkesave, ku më kryesorja lidhet me ligjin e sponsorizimeve.Presidenti i Ligës Profesioniste, ashtu si edhe futbolli në vend i kanë sytë nga takimi, i kësaj të marte, në Ministrinë e Financave, ndërsa mohoi përçarjen mes presidentëve të klubeve elitare, duke theksuar se të 10 drejtuesit më të lartë janë kundër rifillimit të kampionatit në këto kushte.

Fidel Ylli, negociatori i një teme të nxehtë, shprehet se palët janë pranë një kompromisi që pritet të finalizohet të premten. Në një lidhje për News 24, Fidel Ylli u shpreh i bindur se shumë shpejt do të arritët në një konsensus për të rikthyer futbollin në fushë.

“Ministria e Financave ka 100 probleme në këtë kohë buxheti, por është e detyruar të ulet në tavolinë kur caktohet një negociator. Jam negociator, jam ulur me Dukën 5 orë, kam qenë te Liga, isha 2 orë te Ministria e Financave. Kjo është detyra e negociatorit, të ulët sa në një tavolinë në tjetrën. Jam i bindur se futbolli dhe sporti shqiptar do të kenë mundësi të investojnë si të gjithë Europa. Nuk kam gjë në dorë, e ka Liga. Jam një negaciator, si gjyqtar mes Ligës dhe qeverisë. Liga bëri kërkesë të ulet me strukturat e qeverisë. Jemi gati t’ua, kryeministri u tha pastaj flisni me negociatorin. Në foto kam qenë në krah me Libohovën dhe Kadinë. Liga pas një muaji u ul me qeverinë. Pse çfarë do bëjnë, do bëjnë bojkot. E thotë ligji, qeveria thotë merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet. Kush ta jep emrin e FSHF-së?! Ta jep ligji, Ministria e Sportit. Kanë detyra që duhet të bashkëpunojnë për sportin”, deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fidel ylli fidel ylli

Sondazh

Poll

Sport 20 Tetor 2020, 14:54

Bartomeu izolohet, një i afërm me Covid

BARCELONE – Presidenti i Barcelonës, ​​Josep Maria Bartomeu, nuk do të jetë sonte në “Camp Nou” për të ndjekur skuadrën e tij në ndeshjen e parë të Champions Le...