Sport

Sot rradha e kampionëve të Champions-it

21 Tetor 2020, 10:49 Nga DOSJA

GJERMANI – Këtë të mërkurë do të zbresin në fushën e lojës emra të tjerë të mëdhej të Ligës së Kampioneve si Bayern Mynih, Real Madrid, Interi, Liverpul dhe Mançester Siti.
Skuadra e trajnerit Hansi Flik e nis mbrojtjen e titullit kundër një rivali të fortë, si Atletiko Madrid. Bavarezët nuk do e kenë aq të lehtë, pasi duhet të bëjnë pa lojtarë të rëndësishëm si Gnabri dhe Sane, ndërsa Atletikos do t’i mungojë ylli i skuadrës, Diego Kosta. Grupin A do e kompletojë përballja Salsburg – Lokomotiva Moskë, ku skuadrat do të zbresin në fushë ne orën 18:55.

grupin B , Real Madrid do të presë Shaktar Donjeck në shtëpi, për të kërkuar 3 pikët e para të grupit. Mirëpo, edhe madrilenët vijnë më mungesa të mëdha si Sergio Ramos, Dani Cavajal dhe Eden Hazard. Ndërsa ukrainasit vuajnë mungesën e 7 lojtarëve të infektuar nga koronavirus.
Takimi tjetër i grupit do të jetë ai mes Interit dhe Borusia Mynshengladbah. Skuadra e Kontes vjen pas humbjes në derbi, ndërsa vuan ende dhe pasojat e Covid-19 në skuadër. Kështu, lojtarë si Eshli Jang, Naingolan apo Galjardini, nuk do të jenë të gatshëm për zikaltërit.

gupin C, Mançester Siti pret në shtëpi Porton. Anglezët e Pep Guardiola do të jenë pa lojtarë si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus, apo Benjamin Mendi, për shkak se janë të lënduar. Grupin e kompleton sfida mes Olimpiakos dhe Marsejë.

Ajaksi do te presë në Amsterdam, në një duel klubesh legjendare, kampionët e Anglisë, Liverpulin, sfidë e vlefshme për grupin D. Anglezët edhe pse janë favoritë në letër, tekniku Jurgen Klop do të duhet të bëjë pa disa lojtarë, si Tiago Alkantara, Alison Beker, Çamberlein dhe Van Dijk, të lënduar, ndërsa Keita është në dileme. Sfida tjetër e grupit është ajo mes Midtjaland dhe Atalantës, teksa te italianet mbrojtësi shqiptar shtatlartë, Berat Gjimshiti do ta nisi takimin nga minuta e parë në fushë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax champions ldeague liverpool real madrid ajax champions ldeague liverpool real madrid

Sondazh

Poll

Sport 21 Tetor 2020, 10:22

Salah, në fushë me këpucë të arta

ANGLI – Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah do të luajë me një palë këpucë speciale të Adidas-it në takimin që do të zhvillojë Liverpool kundër Ajax. Këto këpucë...

Sport 20 Tetor 2020, 17:53

UEFA humbet 575 milionë euro nga pandemia

ZVICER – Qeveria e futbollit europian ka vendosur që të reduktojë shpërblimet e saj për 5 vitet e ardhshme për klubet pjesëmarrëse, një vendim sigurisht që vjen...

Sport 20 Tetor 2020, 18:23

Bozhinov, nga bomber sulmi, në sex-symbol

BULLGARI – Valeri Bozhinov është sulmuesi bullgar, i cili në karrierën e tij numëron shumë skuadra të ndryshuara. Në karrierën e tij ai ka luajtur për 21 skuadr...

Sport 21 Tetor 2020, 10:16

Ter Shtegen te Barcelona, deri më 2025…

BARCELONE – Portieri Mark-Andre ter Shtegen ka zgjatur kontratën e tij me Barcelonës deri në vitin 2025. Marrëveshja me ish-portierin e Mynsheglabahut, për një ...